Maqedoni
Këshillat komunalë, KShZ publikon përbërjen zyrtare
18.10.2017 18:16
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet përfundimtare të përbërjes së këshillave komunalë...

Pothuajse të gjitha këshillat në komunat me shumicë maqedonase do t’i udhëheqë LSDM, ndërsa në bllokun politik shqiptar, BDI kryeson edhe pse ngushtë në numra, mbi këshilltarët e partive të tjera.
Në qytetin e Shkupit, LSDM do të ketë 21 këshilltarë, VMRO 17 këshilltarë, BDI 3, Besa 2 dhe Aleanca 1 këshilltar.
Në Tetovë, BDI do të ketë 9 këshilltarë, Lëvizja BESA 6, VMRO-DPMNE 5, Aleanca për Shqiptarët 4, PDSh dhe LSDM nga 3 këshilltarë.
Në komunën e Strugës, Aleanca për Shqiptarët do të ketë 8 këshilltarë, LSDM 7, BDI 6 , VMRO 4, ndërsa BESA në Strugë ka marrë vetëm 2 vende në këshillin komunal.
Në Komunën e Gostivarit, BDI do të ketë 9 këshilltarë, Aleanca për Shqiptarët 7, LSDM dhe VMRO nga 4, ndërsa BESA dy këshilltarë.
Në Çair, BDI-ja do të ketë 9 këshilltarë, Lëvizje BESA 8, VMRO dhe LSDM nga 4, ndërsa Aleanca për Shqiptarët 2 këshilltarë komunalë.
Në Komunën e Likovës, BDI-ja do të ketë 9 këshilltarë, Lëvizja BESA 4, Aleanca për Shqiptarët 3, PDSH-ja 2 dhe PPD 1.
Numrat në këshillat komunalë janë shumë të rëndësishëm për të gjitha partitë politike, pasi asnjë projekt nuk mund të kalojë pa votat e shumicës në këshillat e komunave.
ERSAN PAJAZITI
