Spektakli i “Ofelias”, Lancashire mbulohet nga shkuma
Stuhia “Ofelia” ka shkaktuar disa fenomene të rralla, përfshirë një qiell të kuqërremtë dhe zogj që lëviznin në mënyrë misterioze, pak para goditjes stuhia e kategorisë së parë...

Por, fotot nga Lenkshajër në Angli tregojnë një ngjarje të çuditshme, një qytet i tërë i mbuluar me shkumë. Për shkak të erërave të forta dhe shkumës që vjen nga deti, rrugët dhe ndërtesat u mbuluan me shkumë duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.
“Ofelia” ishte një stuhi e kategorisë së tretë, pasi u përshkallëzua gjatë fundjavës, duke ardhur nga Azores përgjatë Atlantikut drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ekspertët pohuan se kjo ishte stuhia më në lindje e pellgut të Atlantikut, që nga stuhia e Francës në vitin 1980 dhe uragani “Debie” më 1961, që la të vrarë 12 persona.
