Maqedoni

ShVL-UÇK, të enjten në Tetovë nderime për Isa Likën

18.10.2017 19:24

Në 11 vjetorin e rënies së dëshmorit të atdheut, gjeneral brigade, Isa Likës, ShVL-UÇK organizon homazhe në nder të veprës së tij...

Nderimet do të mbahen të enjten, në orën 17:00, në vendprehjen e tij, në Kompleksin memorial të UÇK-së, që gjendet afër Teqes në Tetovë. Ftohen të marrin pjesë shokët e tij të idealit dhe qytetarët. 
 
Komandant Iliri ishte komandanti i brigadës 112 të Ushtrisë Çlirimtare kombëtare, që mban emrin e dëshmorit, Mujdin Aliu.