Maqedoni

Për shkak të grevës së doganierëve grekë nesër mbyllet kufiri me Greqinë

18.10.2017 20:24

Për shkak të grevës së shërbimeve doganore greke nesër do të ndërpritet qarkullimi i kufirit shtetëror...

Për shkak të grevës së shërbimeve doganore greke nesër do të ndërpritet qarkullimi i kufirit shtetëror mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Kufirin do të mund ta kalojnë vetëm këmbësorë.
 
Siç kumtoi MPB-ja, në vendkalimin kufitar Bogorodicë ndërprerja do të jetë prej orës 6:00 nesër deri në 6:00 më 20 tetor, ndërsa në VK Mexhitlia prej orës 6:30 deri në 6:30 më 20 tetor.
 
Në vendkalimin kufitar Dojrani i Vjetër ndërprerja në qarkullimin në kufi do të jetë nesër prej orës 5:00 deri në 23:00./Mia