Vitin e kaluar është ulur numri i personave të vdekur
Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror për Statistikë në vitin 2013 kanë vdekur 19.208 persona...........

Gjatë vitit të kaluar numri i personave të vdekur në vend është ulur për 4,6 për qind krahasuar me vitin paraprak. Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror për Statistikë në vitin 2013 kanë vdekur 19.208 persona.
Numri më i madh janë nga gjinia mashkullore edhe atë 10.136 apo 52,8 për qind nga numri i përgjithshëm i të vdekurve. Numri i foshnjave të vdekura arrin 237, ndërsa pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshme të personave të vdekur arrin në 1,2 për qind.
Mosha mesatare te personat e vdekur nga gjinia mashkullore arrin 69.9 vjet, gjegjësisht 74.2 vjet te personat e gjinisë femërore apo për 4,3 vjet më e lartë nga mosha mesatare vërehet te gratë.
Si edhe në vitin paraprak më së shumti apo 57,8 për qind shkak për vdekjen kanë qenë sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, 19 për qind janë neoplazma, 4,4 për qind janë endokrinet, sëmundjet enutritive dhe metabolike, ndërsa 3,5 për qind janë të sistemit respirator.
