Maqedoni
Mbyllet kufiri me Greqinë, doganierët grekë në grevë
19.10.2017 09:09
Për shkak të grevës së doganierëve grekë, sot është ndërprerë komunikacioni në kufirin shtetëror mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë...

Kufirin do të mund ta kalojnë vetëm këmbësorët. Siç kumtuan nga MPB, në vendkalimin kufitar Bogorodicë ndërprerja do të jetë 24-orëshe dhe fillon sot prej orës 6:00, njëjtë si edhe në vendkalimin Mexhitli, ku ndërprerja është paralajmëruar prej orës 6:30.
Në vendkalimin kufitar Dojran i Vjetër ndërprerja e komunikacionit në kufi do të jetë vetëm sot prej orës 5:00 deri në orën 23:00.
