Botë
Shtëpia e Bardhë: Në Siri, kalifati i IS-it po “shkatërrohet”
19.10.2017 13:42
Shtëpia e Bardhë tha se çlirimi i Rakës, bastionit të fundit të madh të militantëve të “Shtetit Islamik” në Siri, do të hapë një fazë të re në konfliktin afatgjatë atje...

Zëdhënësja, Sarah Sanders, tha se rënia e Mosulit në Irak dhe çlirimi i Rakës në ditët e ardhshme e bëjnë të qartë se kalifati i vetëshpallur i grupit ekstremist po shkatërrohet.
Forcat siriane, të mbështetura nga ShBA-ja, kanë thënë të mërkurën se e kanë dëbuar “Shtetin Islamik” nga Raka dhe se tani po heqin minat tokësore dhe po i pastrojnë rrugët. Mustafa Bali, zëdhënës i Forcave Demokratike Siriane, tha se po bëhen përgatitje për deklarimin zyrtar të çlirimit të qytetit.
Sanders tha se ShBA do të përqendrohet tani në ndalimin e dhunës në pjesë të tjera të Sirisë. Ajo tha se presidenti amerikan, Donald Trump, është pranë përmbushjes së premtimit kryesor të fushatës: mposhtjes së “Shtetit Islamik”.
