Maqedoni

Sektori joqeveritar, konsultime për menaxhimin me financat publike

19.10.2017 14:42

Sektori civil po kërkon praktikat më të mira për reformat në menaxhimin e mjeteve financiare të institucioneve publike....

Sektori civil po kërkon praktikat më të mira për reformat në menaxhimin e mjeteve financiare të institucioneve publike, të cilat do t’ua dërgojnë përfaqësuesve të Ministrisë së Financave dhe të BE-së për të përpiluar programin përfundimtar për reformat 2018-2021. Ato e vejnë theksin te transparenca financiare, racionalizimi i harxhimeve dhe mbikëqyrja.
 
“Konsultimi ynë i sotëm ka për qëllim që përmes propozimit të mendimeve të sektorit civil të ndihmohet në racionalizimin e harxhimeve publike dhe të përforcohet transparenca financiare te institucionet”,- tha Aleksandar Nikollov nga Asociacioni “Zenit”.
 
“Është me rëndësi të madhe që të avancohet procesi i menaxhimit të mjeteve financiare publike ku vite me radhë patëm vërejtje nga Bashkimin Europian”,- theksoi menaxheri për programin IPA-2, Aleksandar Kolevski.
 
Kohëve të fundit vërehet ndryshimi pozitiv me transparencën e disa institucioneve shtetërore, megjithatë duhet punuar akoma më shumë në dukshmërinë e të dhënave të tyre, vlerësojnë OJQ-të. 
 
“Është koha e fundit që elitat politike dhe administrata shtetërore të ndryshojnë perceptimin se sektori civil, me atë hyjnë në të njëjtën arë veprimi qeveritar dhe njëherë e përgjithmonë të kuptojnë se me atë janë  për të krijuar forum për debat me të vetmin qëllim, për të qenë më efikas dhe më kursimtarë si popullatë”,- u shpreh Marijan Nikollov nga Qendra për Analiza Ekonomike.
 
Konsultimi i sektorit civil u organizua me ndihmën e programit IPA të financuar nga Bashkimit Europian. 
 
REXHEP QAMILI