Ekspertët debatojnë për mbrojtje nga radikalizmi
Ata do të hulumtojnë mënyrat se si sektori publik dhe ai privat, si dhe puna policore, në mënyrë efektive mund të ndihmojë në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmi...........

Rreth 50 pjesëmarrës vendor dhe ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe ekspert për siguri, autoritete kombëtare dhe pjesëtar të shoqërisë civile, kane nisur debatin në temën “Asgjësimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, që çon drejt terrorizmit”.
Ata do të hulumtojnë mënyrat se si sektori publik dhe ai privat, si dhe puna policore, në mënyrë efektive mund të ndihmojë në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmi.
Ministrja e Punëve të Brendshme, tha se është evidente se kërcënimi me të cilin ballafaqohet vendi, është kërcënim për tërë botën demokratike.
“Për Maqedoni është një problem aq sa është problem për Shtetet e Bashkuara dhe çdo vend tjetër demokratik në botë. Kur bëhet fjalë për terrorizmin, ka shtete të mëdha dhe të vogla të kërcënuar nga kjo e keqe globale”, deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, Ralf Bret, vuri në dukje se ekstremizmi radikal për fat të keq është fenomen i shpërndarë gjerësisht.
Ndërsa ambasadori i SHBA-së, Paul Uolers, tha se problemi i radikalizmit dhe terrorizmit është një problem global në botë.
“Në media çdo ditë shohim informacione për diçka si kjo. Ne mund të ballafaqohemi me këtë nëse ne punojmë së bashku si brenda dhe jashtë vendit. SHBA-të, në vazhdimësi theksojnë se duhet të punojmë bashkërisht dhe të mësojmë nga njëri-tjetri për problemin dhe të koordinohemi më mirë. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për luftën kundër terrorizmit”, theksoi ambasadori i SHBA-ve, Pol Volers.
“Ideja e kësaj ngjarje është për të shkëmbyer informacione, të flasim për rrënjët, strategjinë se si të ballafaqohemi me këtë dhe ç’farë mund të bëjmë së bashku”, potencoi ambasadori i OSBE-së në Shkup, Ralf Bref.
Pjesëtarët konstatuan se debatet e ngjashme janë një mundësi e mirë për të ndarë përvojat, praktikat më të mira dhe për të diskutuar për perspektivat, apo ndërhyrjet në legjislacion specifik, apo ndryshimet që kanë të bëjnë me metodologjinë e punës. (Sanije Kasami, TVM2)
Foto: mia.mk
