Maqedoni

Gjykata Penale me vendim: “bombat” nuk pranohen si dëshmi në 6 lëndët

19.10.2017 17:02

Gjykata Penale ka refuzuar që materialet e përgjuara që i propozoi PPS të pranohen si dëshmi...

Gjykata Penale ka refuzuar që materialet e përgjuara që i propozoi PPS të pranohen si dëshmi në rastet: “Titanik”, “Titanik 2”, “Tanku”, “TNT”, “Tifani” dhe “Trevnik”.
 
Edhe përkundër vendimit të Gjykatës së Apelit në shtator, që materialet e përgjuara të përdoren si dëshmi, Gjykata Penale vazhdoi të refuzojë si dëshmi “bombat”. 
 
“Për rastin “TNT”, vendimi i gjykatës është sjellë më 19 shtator, vetëm një ditë më vonë nga vendimi i Gjykatës së Apelit të Shkupit, i cili më 18 shtator solli vendim ku pranoi bisedat e regjistruara për rastin "Treqind", si dëshmi në procedurë. Për rastin "Titanik 2", Gjykata Penale më 2 tetor solli vendim, me të cilin nuk i pranoi si dëshmi bisedat e regjistruara”,- thonë nga PPS. 
 
Nga Prokuroria Speciale Publike thonë se në pajtueshmëri me afatin ligjor, për këto 6 lëndë do të dorëzojnë ankesa deri të Gjykata Penale.
 
Refuzimi i “bombave” të PPS-së ndodh në fazën e vlerësimit të akuzave, e cila për një pjesë të madhe prej tyre vazhdon akoma.
 
Sipas rendit, i cili është publikuar në faqen e internetit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjykatëses, Monika Bahçovanovska, për vlerësim i kanë rënë lëndët “Lëndina”, “Tifani” dhe “Titanik”, ndërkaq gjykatëses, Verka Petkovska, - “Titanik 2”, Lidija Petrovkës - “Tarifa”, ndërkaq në duart e Lenka Davitkovkës është rasti “Toplik”. 
 
Ndryshe, PPS në Gjykatën Penale ka dorëzuar 17 aktakuza, për 18 lëndë në të cilat të akuzuarit kryesorë janë politikanë nga VMRO-DPMNE. 
 
SANIJE DURAKU