Maqedoni

Komiteti për Liri Civile i BE-së: nga 2020 pa viza, por me leje për udhëtim

19.10.2017 17:25

Komiteti për Liri Civile i Bashkimit Europian, sot e miratoi propozimin e Komisionit Europian për shtetasit e vendeve...

Komiteti për Liri Civile i Bashkimit Europian, sot e miratoi propozimin e Komisionit Europian për shtetasit e vendeve të treta të liruara nga vizat për hyrje në zonën e Shengenit, midis të cilëve edhe qytetarët e Maqedonisë, nga viti 2020 do të duhet të aplikojnë për leje për udhëtim para se të mbërrijnë në BE.

Sipas projekt-rregullave të aprovuara sot nga ana e europarlamentarëve në kuadër të Komitetit për Liri Civile, shtetasit të cilët nuk janë anëtarë të BE-së, ndërsa të cilët nuk kanë nevojë për vizë në zonën e Shengenit, midis të cilëve edhe shtetasit e Maqedonisë, do të duhet të plotësojnë formë elektronike me të dhënat e tyre personale, duke përfshirë emrin, datën dhe vendin e lindjes, gjininë dhe shtetësinë, pastaj informata për dokumentin e udhëtimit - validitet dhe vendi i dhënies, adresa e banimit dhe informata për kontakt dhe vendi europian në hyrjen e parë dedikuese.

Parashtruesi, gjithashtu, do të duhet t'i informojë autoritetet për të gjithë akuzat për vepra serioze penale, për qëndrim në zona të caktuara ku ka konflikte dhe për të gjithë vendimet paraprake administrative para se ta braktisë vendin, ndërsa gjatë dhjetë viteve të fundit këto leje do të kushtojnë dhjetë euro, ndërsa do të lirohen nga pagesa personat nën 18 vjeç, të moshuarit mbi 60 vjeç, anëtarë të familjeve të qytetarëve të BE-së, si dhe studentë dhe hulumtues të cilët udhëtojnë për qëllime akademike. Ky konfirmim do të vlejë tre vjet, ose derisa nuk skadon dokumenti i udhëtimit i parashtruesit.