Botë
Llalla, kërkesë për heqjen e imunitetit të Tahirit
19.10.2017 18:12
Pas përmendjes së emrit të Saimir Tahirit në përgjimet për trafikun e drogës, Prokuroria e Përgjithshme...

Pas përmendjes së emrit të Saimir Tahirit në përgjimet për trafikun e drogës, Prokuroria e Përgjithshme kërkon zyrtarisht autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë për arrestimin e ish-ministrit, Saimir Tahiri.
Në një shkresë drejtuar kuvendit, kryeprokurori, Adriatik Llalla, kërkon heqjen e imunitetit të Tahirit për t’i hapur rrugë arrestimit të tij nën akuzat “trafik narkotikësh” dhe “korrupsion pasiv i funksionarëve të shtetit”.
Ndërkohë, një natë më parë, në Babicë të Vlorës janë sekuestruar 4,65 ton kanabis, të cilat rezultojnë t’i përkasin vëllezërve Habilaj, kushërinj të Saimir Tahirit.
Ajo që e implikon ish-ministrin e Brendshëm në këtë trafik është përmendja e emrit të Tahirit në përgjimet e realizuara nga Antimafia Italiane.
Menjëherë pas kësaj kërkese ka reaguar kryetari demokrat, Lulzim Basha. Ai kërkoi arrestimin e Tahirit, ndërsa Ramën e cilësoi të vdekur politikisht.
Tani pritet mbledhja e këshillit të mandateve për ta hequr mandatin e deputetit, Saimit Tahirit, në mënyrë që t’i hapet rrugë arrestimit të tij. Kryeministri Rama nga ana tjetër ka deklaruar se duhet zbardhur e vërteta.
LULJETA NDOKA
