Botë

Asad: Shkatërrimi i terroristëve në Siri u shkaktoi goditje planeve të Perëndimit

19.10.2017 20:24

Presidenti sirian Bashar Asad e priti shefin e Shtatmadhorisë së Armatës iraniane Mohamad Bageri...

Presidenti sirian Bashar Asad e priti shefin e Shtatmadhorisë së Armatës iraniane Mohamad Bageri, i cili ia ka përcjellë përshendetjet nga lideri suprem i Iranit Ajatollah Ali Hamnei "me rastin e fitores në luftën kundër terrorizmit", lajmëruan mediat lokale.
 
Në takimin Asad ka deklaruar se "shkatërrimi i terroristëve në Siri ka shkaktuar goditje shkatërruese" mbi planet e Perëndimit për Lindjen e Afërt".
 
"Një numër i madh i vendeve vazhdojnë t'i mbështesin grupet terroriste", ka thënë ai.
 
Gjenerali iranian ka deklaruar se "qëllim i vizitës në Damask është që të përpilohet strategjia për koordinim dhe bashkëpunim ushtarako-teknik me Sirinë në fazë të re - pas sukseseve të mëdha të frontit".
 
Bageri gjithashtu ka thënë se Irani do të vazhdojë ta mbështesë pushtetin dhe popullin e Sirisë, derisa nuk u kthehet siguria, si dhe do të ndihmojë për rindërtimin e pas luftës./mia