Maqedoni

Tre të lënduar gjatë incidentit në një autobus qyteti në Shkup

20.10.2017 09:25

Tre persona janë lënduar mbrëmë rreth orës 21 në stacionin e autobusit tek 26 korriku në Bit Pazar kur disa vandalë e prishën rendin dhe qetësinë...

Tre persona janë lënduar mbrëmë rreth orës 21 në stacionin e autobusit tek 26 korriku në Bit Pazar kur disa  vandalë e prishën rendin dhe qetësinë dhe sulmuan udhëtarë në autobusin e qytetit numër 50.
 
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme Brendshme "incidenti ndodhi në katin e sipërm të autobusit ku ndodhi përleshja, e cila më pas vazhdoi edhe në katin e poshtëm të autobusit.
 
Një nga pjesëmarrësit në përleshja kapi timonin e shoferit dhe shkaktoi një aksident, gjegjësisht autobusi goditi një autobus privat me numrin 20.
 
"Pasi u hapën dyert e autobusit, huliganët vazhduan rrahjen tek ndalesa, por pas ardhjes së oficerëve të policisë, huliganët ikën në drejtime të ndryshme",thuhet në njoftimin e policisë së Shkupit.
 
Tre personat e lënduar me ambulancë u transferuan në Qendrën E Urgjencës.  
 
Deri tani, është arrestuar një person me inicialet R.B. dhe po merren masa për ndriçimin e plotë të rastit dhe identifikimin e të gjithë pjesëmarrësve në dhunë, shtohet në njoftimi e policisë./mia