Botë
Stuhia Brajan drejt Britanisë dhe Irlandës
20.10.2017 09:48
Stuhia Brajan ditëve të ardhshme të fundjavës do t'i godasë disa pjesë të Britanisë së Madhe dhe të Irlandës...

Stuhia Brajan ditëve të ardhshme të fundjavës do t'i godasë disa pjesë të Britanisë së Madhe dhe të Irlandës, kumtoi Enti Meteorologjik irlandez.
Për të shtunën është lëshuar paralajmërim i verdhë për erëra të fuqishme dhe përmbytje të mundshme në disa pjesë të Anglisë jugore dhe perëndimore dhe të Uellsit, ndërsa portokalli për Republikën e Irlandës për "pasoja të konsiderueshme të mundshme".
Parashihet stuhia me erëra me fuqi deri në 112 kilometra në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës t'i godasë disa pjesë të Irlandës jugperëndimore.
