Botë
Afganistan, 58 të vrarë nga sulmi i talibanëve
20.10.2017 13:14
Të paktën 58 persona nga forcat afgane janë vrarë nga talibanët gjatë një valë sulmesh në të gjithë vendin...

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, më shumë se 60 ushtarë ndodheshin në bazë kur ndodhi sulmi që nisi me shpërthimin e një makine-bombë dhe u pasua nga sulmi në bazë.
Një zyrtar lokal ka njoftuar për 58 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Një burim lokal thekson se autorët e sulmit kanë përfituar nga bashkëpunëtorët në këtë bazë.
Sulmi ndodhi kur një grup kryengritësish kanë sulmuar bazën e Chashmos, në distriktin e Maiwand, me anë të një automjeti ushtarak të mbushur me eksploziv.
