Botë

Pheniani, sulme të paimagjinueshme ndaj ShBA-ve

20.10.2017 13:45

Koreja e Veriut ka paralajmëruar një “sulm të paimagjinueshëm në një kohë të paimagjinueshme” ndaj objektivave të ShBA-së...

Koreja e Veriut ka paralajmëruar një “sulm të paimagjinueshëm në një kohë të paimagjinueshme” ndaj objektivave të ShBA-së, duke shprehur zemërim për stërvitjet e përbashkëta detare të ShBA-Kore Jugore pranë gadishullit korean.

Të hënën, marinarët amerikanë dhe ata të Koresë së Jugut filluan stërvitjet masive të përbashkëta në ujërat jashtë Gadishullit korean.

Manovrat, të quajtura Ushtrimi i Forcave Speciale të Operacioneve Detare (MCSOFEX), përfshijnë avionë luftarakë, helikopterë dhe 40 anije detare dhe nëndetëse nga të dy vendet, duke përfshirë edhe aeroplanmbajtësen amerikane “Ronald Reagan”.

Demonstrimet po mbahen mes rritjes së tensioneve midis Uashingtonit dhe Phenianit.