Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, ASh mban tubim në komunën e Sarajit

20.10.2017 14:50

Aleanca për Shqiptarët mbrëmë në Saraj, në tubimin e përbashkët me partnerin e ri të koalicionit, Lëvizjen BESA...

Aleanca për Shqiptarët mbrëmë në Saraj, në tubimin e përbashkët me partnerin e ri të koalicionit, Lëvizjen BESA, ka folur për spekulimet mediatike për daljen e saj nga qeveria. Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët tha se më nuk vendos BDI dhe partnerët e saj maqedonas se kush do të jetë në qeveri, por vendosin shqiptarët me votat e tyre.
 
“Ju e dini se këta të BDI-së dhe portalet që ata i kontrollojnë kanë shumë spine, kanë shumë dezinformata dhe sot një gazetar më pyeti: a do të dilni nga Qeveria? Unë i thash kështu: ata të BDI-së e kanë ngatërruar një fakt kur ju kanë thënë se për Qeverinë vendos Hoit Lee, ata kanë menduar se Alia. Më se paku Ali Ahmeti dhe BDI-ja vendosin për të ardhmen e shqiptarëve. Duhet që më 29 tetor t’i themi ndal kësaj të keqe e cila e ka shkatërruar vendin tonë",- deklaroi Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët.
 
Nga Aleanca për Shqiptarët kërkuan votën e qytetarëve për rrethin e dytë të zgjedhjeve më 29 tetor në të gjitha komunat ku kjo parti garon, por edhe mbështetje për BESËN. 
 
GYLTENE SINANI