Maqedoni

Qeveria i rekomandon institucionet: Të veprohet me kohë ndaj Avokatit të Popullit

20.10.2017 15:20

Qeveria ka angazhuar institucionet të bashkëpunojnë ngushtë me Avokatin e Popullit...

Qeveria ka angazhuar institucionet të bashkëpunojnë ngushtë me Avokatin e Popullit, si pjesë edhe e angazhimeve për implementimin e planit qeveritar 3-6-9. 
 
“Qeveria dje solli vendim, në njëfarë mënyre dhamë rekomandim për  të gjitha institucionet qeveritare me qëllim që të përshpejtohet,  respektivisht të plotësohet dinamika, të përgjigjen në mënyrë adekuate dhe të veprohet për secilin rekomandim të Avokatit të Popullit, në afat  adekuat. Kjo është në drejtim të  intensifikimit të planit qeveritar 3-6- 9, me çka thjesht inkurajojmë institucionet e sistemit që në mënyrë adekuate dhe me kohë të përgjigjen në të gjitha rekomandimet dhe procedurat e Avokatit të Popullit”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU