Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, LSDM takime në Luboten dhe Shuto Orizare
20.10.2017 16:08
LSDM realizoi mbrëmë takim me banorët e Lubetenit të komunës së Butelit. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev...

LSDM realizoi mbrëmë takim me banorët e Lubetenit të komunës së Butelit. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, tha se “Maqedonia është e bashkuar si asnjëherë më parë, maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, vllehë, boshnjakë dhe të tjerë, vetëm bashkë mundemi të ecim përpara dhe vetëm të bashkuar mund të zgjidhen problemet. Do të ketë jetë edhe në Butel edhe në të gjithë Maqedoninë”,- tha Zaev.
“Maqedonia e barabartë, e bashkuar me të gjitha etnitetet, edhe maqedonas edhe shqiptarë, turq, romë, pra të gjitha etnitetet. Sepse vetëm bashkërisht mund të ecim para, vetëm të bashkuar mund që edhe qytetet të përparojnë. Nëse banorët e fshatrave kanë jetë të mirë dhe të njëjtë si nëpër qytete, atëherë mund të themi se kjo është ardhmëria. Patjetër të zhvillohemi në mënyrë të barabartë të gjithë së bashku. Unë jam i bindur se me kapacitetin e komunës së Butelit dhe mbështetjen e pushtetit qendror në fundin e vitit 2018, problemet më të rëndësishme do të zgjidhen”,- u shpreh kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev.
“Do të ketë ujësjellës dhe ujë të pastër për pije në Luboten, shkollën e vjetër “Goce Delçev” do ta riparojmë dhe do të bëjmë kopsht për fëmijë. Do t’i asfaltojmë rrugët e fshatit deri në çdo lagje. Deri në fund të vitit 2018, problemet kryesore për banorët këtu do t’i zgjidhim. Do t’i zhvillojmë fshatrat.”,- premtoi Zaev.
Kandidati për kryetar komune në Butel nga radhët e LSDM-së, Velmir Smilevski, premtoi që nëse merr besimin e qytetarëve fillimisht do të zgjidh problemin e kamotshëm me lumin Serava.
“Me dekada qytetarët e komunës së Butelit i mundon problemi me lumin Serava. Falë qeverisë së mëparshme, lumi paraqet sinonim për deponi dhe kanalizim fekal. Premtimi ynë është se mungesën e rrugicave për këmbësorë do ta kompensojmë me ndërtimin e dy rrugicave për këmbësorë përgjatë lumit Serava, do të vendosim pajisje urbane. Gjithashtu do të ndërtojmë dy ura për këmbësorë, do të vendosim edhe ndriçim ekonomik, si dhe në një pjesë do të vendosen edhe pajisje për ushtrime dhe rekreacion. Me këtë do të mundësojmë socializimin e qytetarëve dhe përmirësimin e shprehive në drejtim të jetës së shëndetshme. Komuna e Butelit do t’i ketë gjithmonë dyert e hapura për qytetarët. Vendimin se kë do ta mbështesni të dielën më 29 tetor do ta sillni vetë, ndërsa unë vetëm mund t’u premtoj se do ta jap maksimumin që të kemi një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Butelit”,- deklaroi kandidati për kryetar në komunën e Butelit nga LSDM, Velmir Smilevski.
LSDM realizoi takim edhe me qytetarët e Shuto Orizares. “Qytetarët e kanë parë se në Maqedoni ekziston vetëm një opsion, i cili na siguron të ardhme dhe perspektivë për të gjithë”,- tha ai, duke shtuar se “ka ardhur koha që bota e zhvilluar dhe vendet e reja të punës të vijnë edhe në Maqedoni”,- tha Zaev.
SANIJE DURAKU
