Botë

Drama e fëmijëve Rohingyja, UNICEF-i: 320 mijë fëmijë, refugjatë të rrezikuar

20.10.2017 16:37

Më shumë se 320,000 fëmijë refugjatë myslimanë Rohingya kanë ikur nga Myanmar në jug të Bangladeshit..

Më shumë se 320,000 fëmijë refugjatë myslimanë Rohingya kanë ikur nga Myanmar në jug të Bangladeshit që nga fundi i gushtit, ndërsa deri në 12,000 të tjerë po ikin nga dhuna çdo javë.

Alarmi jepet nga UNICEF-i në një raport të publikuar së fundmi. Sipas raportit, fëmijët refugjatë Rohingya përballen me një të ardhme të rrezikshme, pasi shumica e refugjatëve jetojnë në vendbanime të mbipopulluara. Kolera dhe kequshqyerja janë ndër rreziqet kryesore që kërcënojnë jetën e këtyre njerëzve.

UNICEF-i u kërkoi vendeve donatore t’u përgjigjen urgjentisht kërkesave për 434 milionë dollarë për të adresuar nevojat e menjëhershme të refugjatëve Rohingya dhe paralajmëroi se nuk mund të vazhdojë të ndihmojë refugjatët në Bangladesh pa “fonde të menjëhershme shtesë”.