Maqedoni
Dhuna e 27 prillit, MPJ suspendon katër të punësuar
20.10.2017 17:10
Ministria e Jashtme ka suspenduar katër të punësuar që janë në listën e të dyshuarve të Prokurorisë Publike si pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend...

Edhe pse MPJ nuk i konfirmon suspendimet, nga Prokuroria Publike konfirmojnë se MPJ është e informuar zyrtarisht se nëpunësit e saj kanë qenë në Kuvend atë ditë dhe kjo vërtetohet nga xhirimet e kamerave të sigurisë. Ndaj katër të punësuarve, MPJ pritet të marrë masa disiplinore.
Tashmë sulmuesi i deputetëve në atë kohë dhe ministres aktuale të Mbrojtjes, Sheqerinska, është dënuar me 4 vite burg, ndaj 8 personave të përfshirë në tentimin për vrasjen e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është marrë masa e paraburgimit 30-ditor.
Edhe Ministria e Brendshme ka suspenduar disa punonjës ndaj të cilëve janë marrë masa disiplinore, përfshirë edhe dy agjentët e DSK-së që tentuan të shkatërrojnë incizimet e memorizuara në hard-disqet e kamerave të sigurisë në Kuvend.
GAZMEND REXHEPI
