Maqedoni

Vendimi i KShZ-së, VMRO-DPMNE: I padrejtë, do ta ankimojmë

20.10.2017 17:26

VMRO-DPMNE-ja e cilëson si të padrejtë vendimin e KShZ-së dhe paralajmëron ankimime në Gjykatën Administrative...

“Një numër i konsiderueshëm i parregullsive zgjedhore të shoqëruara me fakte u relativizuan nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Shumica e anëtarëve të KShZ-së nga ana e LSDM-së, së bashku me kryetarin Çiçakovski, nën atmosferë të tensionuar, e udhëhoqën seancën e mbrëmshme në të cilën i tejkaluan parregullsitë. VMRO-DPMNE do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë tjera të mbetura, do të dërgojë ankesa deri në Gjykatën Administrative për të gjithë ankesat që u refuzuan nga ana e KShZ-së”,- tha Spiro Ristovski nga VMRO-DPMNE.