Botë

Gjendet e pajetë 28 – vjeçarja, ishte zhdukur prej 24 orësh

20.10.2017 20:41

Trupi i një vajze të zhdukur me emrin Suzannah Brown është gjetur një ditë pasi ajo u raportua e humbur...

28 vjeçarja, e cila ishte eksperte e marrëdhënie me publikun, u zhduk nga shtëpia e saj në Chiswick, në Perëndim të Londrës, para dy ditësh. 
 
Trupi i saj u gjet në ujë, afër një shkëmbi.
 
Makina e studentes së diplomuar u gjet të mërkurën në mbrëmje nga oficerë të policisë.
 
Mjekët ligjorë po hetojnë arsyet e vdekjes së 28 – vjeçares./tvklan