Zgjedhjet lokale 2017, më 29 tetor votohet në 35 komuna

21.10.2017 12:01

Më 29 tetor do të mbahet rrethi i dytë i zgjehdjeve lokale....

Më 29 tetor do të mbahet rrethi i dytë i zgjehdjeve lokale në 35 komunat ku nuk pati fitues në rrethin e pare për kryetar komune.

Në raundin e dytë LSDM dhe VMRO-DPMNE do të garojnë në 19 komuna, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët në pesë, BDI dhe BESA në shtatë, në një komunë kandidati i një grupi votuesish dhe VMRO-DPMNE-së, në një BDI dhe LSDM, në një LSDM dhe Aleanca e romëve dhe në një tjetër PDSH dhe BESA. Kandidatët e mbetur në grë kanë paralajmëruar aktivitete parazgjedhore ehde për ditën e sotme.

Ndërsa prej mbrëmë vijon afati prej 24 orëve për padi nga partitë kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve lidhur me ankesat për rrethin e parë. Partitë mund të parashtrojnë padi deri te Gjykata administrative kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit të KSHZ-së, ndërsa Gjykata Administrative, ndërkaq, pas pranimit të ankesës, është i obliguar të marrë vendim në afat prej 48 orëve.

KSHZ-ja i refuzoi të gjitha ankesat e parashtruara për votim në rrethin e parë më 15 tetor. Deri te Komisioni ishin parashtruar gjithsej 46 ankesa nga të cilat 43 ishin nga VMRO-DPMNE-ja.

Nga një ankesë kanë parashtruar edhe TMRO-ja, Aleanca për Shqiptarët dhe E Majta. KSHZ po bën përgaditjet për rrethin e dytë ndërsa komisionet komunale zgjedhore tani më ua kanë dorëzuar vendimet kandidatëve të votuar për kryetar komune.