Kosovë, të dielen votohet për pushtetin lokal
Pas një fushate 30 ditëshe, në Kosovë ka nisur heshtja zgjedhore....

Pas një fushate 30 ditëshe, në Kosovë ka nisur heshtja zgjedhore për zgjedhjet e nesërme lokale.
Më shumë se 1 milion e 890 mijë qytetarë me të drejtë vote, do të kenë mundësi që të votojnë të dielën, për kandidatët për kryetar të komunave dhe këshilltarët komunalë, në 38 komunat e Kosovës.
Në këto zgjedhje marrin pjesë 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur. Organizata të shumta vendore dhe ndërkombëtare kanë paralajmëruar se do tëvëzhgojnë nga afër procesin e zgjedhjeve lokale.
KQZ ka bër të ditur se ka akredituar rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, organizata joqeveritare vendore, institucione ndërkombëtare, përfaqësi diplomatike të akredituara në Republikën e Kosovës, si dhe media vendore dhe ndërkombëtare.
