Zgjedhjet Lokale 2017, Ibrahimi viziton lagjet e Çairit

21.10.2017 14:33

Kandidati i Lëvizjes Besa për komunën e Çairit, Zekirija Ibrahimi....

Kandidati i Lëvizjes Besa për komunën e Çairit, Zekirija Ibrahimi vizitoi dje lagjen e Dyqanxhikut, për tju  falenderua banorëve të kësaj lagje për votën në rrethin e parë, ku sipas të cilit në rrethin e parë, ai korri fitoren më të madhe në këtë lagje.

Ibrahimi u shoqërua nga anëtarë të Aleancës për Shqiptarët me të cilët bashkërisht kërkoi që të mobilizohen aktivistët e këtyre dy partive për të shënuar fitore historike në rrethin e dyte dhe për të  mos lejuar sic tha,  që të vazhdojë keqmenaxhimi në komunë të Çairit.

Ai bëri thirrje se nuk duhet lejuar që dikush tjetër të ndikojë dhe të vendosë për fatin e shqiptarëve në Maqedoni.

Sipas Ibrahimit BDI përmes programeve të rrejshme dhe të parealizueshme tenton që të manipulojë popullatën.

“Kemi dalur nëpër lagjen e dyqanxhikut ti vizitojmë edhe dyqanxhinjtë por edhe banorët e kësaj lagje, duke i falenderuar për mbështetjen që na kanë dhënë në rrethin e parë zgjedhor, siç e dini lagja e Dyqanxhikut ka qenë kampion i votave të Besës në rrethine parë dhe shpresojmë që të përsëritet ky sukses. Sot së bashku me ne janë edhe shokët e Aleancës për Shqiptarët, e kemi kandidatin që ishte për komunën e Çairit, shokun tim Faruk Avdiun dhe do të bëjmë një vizitë të përbashkët të aktivistëve të Lëvizjes Besa dhe Alencës për Shqiptarët që të bëjmë edhe një thirrje që të mund të bashkohet vota dhe mos lejojmë që të tjerët të zgjedhin kryetarin e komunës së Çairit. Ne ju premtojmë se nuk do ti vjedhim finansat e komunës së Çairit, unë këtë e kam thënë shpeshherë, për shkak se nuk jemi të prirë që të bëjmë fotografi të bukura me fotoshop, por jemi të prirë që të gjejmë vërtetë zgjidhje për një jetë të mirë në Komunën e Çairit. Ne nuk duam të shtiremi me kontrata me popullin tonë, por kërkojmë që të bëjmë besëlidhje me shqiptarët dhe mos të lejojmë që të vinë të tjerët dhe të caktojnë se kush do të udhëheq me ta” – tha kandidati për komunën e Çairit nga rradhët e Lëvizjes BESA, Zekirija Ibrahimi.

Kandidati i Lëvizjes Besa për Komunë të Çairit Zekirija Ibrahimi tha se edhe pse  BDI-së  tenton që përmes votave të maqedonasve të shënojë fitore në Çair, por lëvizja Besa dëshmoi me vota se e ka mbështetjen e qytetarëve. (Ersan Pajaziti, TVM2)