Zgjedhjet Lokale 2017, Bejta: Qeveria mbështet projektet tona
Kandidati i BDI-së për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta....

Kandidati i BDI-së për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta, me mbështetjen e kreut të LSDM-së Zoran Zaev, ka mbajtur tubim mbrëmë para qytetarëve të Gostivarit. Bejta ka falenderuar LSDM-në për mbështetjen duke potencuar se edhe BDI qëndron fuqishëm pas vizionit të Zaevit për ardhmërinë e vendit
“Është kënaqësi t’ju kemi sot në mesin tonë. Më lejoni t’ju informoj se Gostivari është plotësisht i angazhuar në rrugën drejt reformave dhe ndryshimeve të nisura nga ju.Qyteti ynë i bukur është tani edhe më i mirë nga çka qenë. Por ne shpresojmë që me ndihmën tuaj të mund të bëjmë shumë më tepër” – tha kandidati për komunën e Gostivarit nga rradhët e BDI-së, Nevzat Bejta.
Bejta potencoi në tubim se qytetarët e Gostivarit i japin mbështetje të fuqishme proceseve reformuese të qeverisë , të cilat bëhen në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Kemi ndërtuar një qytet të bukur, por do të punojmë që ai të jetë edhe më i bukur tha Bejta. Por për t’i realizuar projektet e parashkuara, na neviitet mbështetje nga qeveria, që Gostivarin ta kthejmë në qytetin më të bukur në Maqedoni.
Prandaj ne mbështesim vizionin e kryeministrit për ardhmërinë e qytetit dhe shtetit tonë tha Bejta . Sipas folësve në tubim, Nevzat Bejta ka vizion dhe projekte konkrete për Gostivarin , gjë që nuk e kishin kundërkandidatët e tij gjatë gjithë kohës së fushatës zgjedhore.
Qeveria qëndron 100 % pas kërkesave dhe projekteve kryesore te Gostivarit. Gostivari ka fuqi të realizoj projekte dhe ka realizuar projekte. Janë realizuar vetëm në vitet e fundit 600 projekte, por tani me mbështetjen e pushtetit qendror fillimisht do të zgjidhet problemi i deponisë për shkak se paraqet rrezik për shëndetin e banorëve të Gostivarit.
Keni mbështetjen e plotë të Qeverisë së RM – së për zgjidhjen e shpejtë dhe përfundimtare të problemit të deponisë këtu në Gostivar, premtuan nga ekzekutivi. E jo vetëm për deponinë por për të gjitha projektet programore të cilat Nevzati i ka në program, u tha në tubimin e mbrëmshëm të kandidatit për kryetar të Gostivarit nga rathët e BDI-së Nevzat Bejta dhe krerëve e simpatizantëve të LSDM-së. (Amir Duraku, TVM2)
