Zgjedhjet Lokale 2017, ASH: Zaev harroi ç’kapjen e shtetit nga partitë

21.10.2017 15:25

Aleanca për shqiptarët ka reaguar ndaj paraqitjeve të kreut të LSDM-së...

Aleanca për shqiptarët ka reaguar ndaj paraqitjeve të kreut të LSDM-së në rolin e kryeministrit, në mbështetje të kandidatëve të BDI-së.

Në reagimin e  saj ASH përkujton kryeministrin se mbështetja për BDI-në , është në kundërshtim me rekomandimet e Pribe për ç ‘kapje të shtetit nga partitë. Kandidati për strugën Zijadin Sela, thotë se tashmë maskat ranë dhe këtë qytetarët e panë.

“Jemi të ineresuar tani ti heqim maskat e si duket maskat po bien. Fenomeni i Milikijeve në politikë, duhet të ndërpritet. Milikija është kurorëzim i një Milikije më të hershëm , që është Ali Ahmeti prej 2001. Ne bashkarisht do të duhet të mobilizohemi shumë fort . Zgjedhjet lokale nuk japin goditjen përfundimtare për subjektet politike, por janë një tranpolinë shumë  e fuqishme që të arrihet sukses për zgjedhjet parlamentare”.

“Kërcënimet publike, se qeveria do të bashkëpunojë vetëm me komunat ku partitë qeverisëse kanë shumicë dhe kryetarë, jan ënë kundështim me kriteret e Kopenhagës dhe në përgjithësi me kulturën demokratike në shtet” - thonë nga ASH.

Sipas ASH-së, “personi më i zëshëm për çlirimin e qytetarit nga zgjedha partiake, duhej të ishte individi i fundit i cili do të duhej të merr guximin që t’i llogarit votuesit si një tufë e pavetëdijshme, aparaturë mekanike votuese e cila do të rreshtohet pas “kushtrimit” të udhëheqësit të tufës. Por qytetarët kanë evoluuar dhe dinë të vlerësojnë” - thonë nga Aleanca.