Butel, vazhdon ndërtimi i objektit të ri shkollor
Investimet në arsim janë investimet më të mira dhe më të sigurta për ardhmërinë e të rinjve dhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e shkollës fillore, “Zhivko Brajkovski”, që ka rreth 800 nxënës, kap vlerën prej 73 milion denarë, tha ministri i Financave, Zoran Stavrevski..........

Investimet në arsim janë investimet më të mira dhe më të sigurta për ardhmërinë e të rinjve dhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e shkollës fillore, “Zhivko Brajkovski”, që ka rreth 800 nxënës, kap vlerën prej 73 milion denarë, tha ministri i Financave, Zoran Stavrevski.
Ai tha se këto mjete janë siguruar nga Banka Botërore, projekt ky për mbështetjen e komunave dhe ka për qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe për të punësuarit.
"Mjetet prej 73 milion denarëve të siguruara nga Qeveria, vetëm e plotësojnë atë që Komuna e filloi dhe me forca të përbashkëta do të kemi një shkollë të re, që do të jetë krenari për qytetarët e Komunës së Butelit dhe nxënësit që do të mësojnë në këtë shkollë”, deklaroi ministri i Financave, Zoran Stavrevski.
“Shkolla, pas 50 viteve po ndërtohet, të cilën do ta shfrytëzojnë gjeneratat e ardhshme të Komunës së Butelit. Në 50 vitet e kaluara asgjë nuk është investuar në këtë Komunë, andaj me investimet që tani po bëhen, jam shumë i lumtur dhe i emocionuar”, theksoi kryetari i Komunës së Butelit, Petre Llatinovski.
“Shkolla “Zhivko Brajkovski” është shkollë multietnike, ku mësojnë shqiptarë, maqedonas, boshnjakë. Numri i nxënësve në këtë shkollë është rreth 800-850, ndërsa numri i shqiptarëve ndoshta graviton diku prej 450 deri në 470-480 nxënës. Dhe sot ky akt solemn i nënshkrimit të marrëveshjes lidhur me ndërtimin e shkollës së re, mendoj se është një punë fantastike për nxënësit, të cilët gravitojnë në Komunën e Butelit”, potencoi arsimtari në shkollën “Zhivko Brajkovski”, Naser Curri.
Shkolla pritet të jetë gati brenda 8 ose 9 muajve dhe mësimi do të zhvillohet vetëm në një ndërrim, e jo me dy ndërrime siç ishte në shkollën e vjetër. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
