Smilevski: Do të ndërtojmë poliklinikën në Butel

21.10.2017 16:25

Kandidati i LSDM-së për kryetar në komunën e Butelit, Velmir Smilevski....

Kandidati  i LSDM-së për kryetar në komunën e Butelit, Velmir Smilevski, ka deklaruar sot se është e papranueshme që në Butel, në shekullin e 21-të, të mos ketë një objekt shëndetësor  për banorët.

Drejtuesit e komunës në mandatin e kaluar,  në programin e tyre kishin parashikuar ndërtimin e objektit me partneritet private- publik . Afati për ndërtimin e objektit kaloi në maj të këtij viti  tha Smilevski.

Smilevski thotë se ndërtimi i poliklinikës është me rëndësi vitale për shëndetin e banorëve të kësaj komune

“Përse nuk është ndërtuar objekti i ri shëndetësor dhe përse Butel 1, është komuna e vetme në qytetin e Shkupit, që nuk ka poliklinikë. Ka tre komuna rurale  të cilat nuk kanë ambulance edhe pse ka kushte për hapjen e tyre. Pushteti I ri lokal do të duhet të iniciojë në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë, ndërtimin e një poliklinike në komunën Butel” – tha kandidati për komunën e Butelit nga rradhët e LSDM-së, Velmir Smilevski.

Smilevski përkujton se objeki aktual  është ndërtuar në vitin  1973 dhe punon me vetëm 4 mjekë amë dhe në territorin e Butelit nuk ka as gjinekolog e as stomatolog. Kjo sipas tij do të ndryshojë me votën pro LSDM-ë më 29 tetor. (Migena Gorenca, TVM2)