Spasovski, të ekstradohen Grujovski dhe Boshkovski
Minsitri i Punëve të Brendëshme Oliver Spasovski pret që dy ish zyrtarët e MPB-së...

Minsitri i Punëve të Brendëshme Oliver Spasovski pret që dy ish zyrtarët e MPB-së të arrestuar në Greqi, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkoski të ekstradohen në Maqedoni. Poashtu do të zbulohen edhe personat që dy të akuzuarve të PSP-së u ndihmuan të largohen nga Maqedonia ka thënë minsitri.
“Pres se ata do të kthehen në Maqedoni dhe do të nxirren para drejtësisë në Maqedoni. Drejtësi në Maqedoni duhet patjetër të ketë për të gjithë, secili duhet të përgjigjet për veprat e kryera në këtë shtet. Në këtë drejtim do të punojmë pa kompromis” – tha Oliver Spasovski nga MPB.
Spasovski njëherit bëri të ditur se në bashkëpunim me shërbimet greke dhe ato të vendeve të rajonit u bë zbulimi i vendndodhjes së Grujovskit dhe Boshkovskit dhe ata më pas u arrestuan.
Ai njëherit theksoi se sipas të gjtiha gjasave ata janë larguar nga Maqedonia para se të sillej vendimi i gjykatës së Apelit për paraburgim.
Grujovski dhe Boshkovski pas arrestimit u shfaqën para prokurorëve dhe gjykatësve në Selanik, por seance u shty për të martën, për shkak të mungesës së përkthesit. (Gyltene Sinani, TVM2)
