Zgjedhjet Lokale 2017, Kosova voton për pushtetin lokal

22.10.2017 13:48

Në Republikën e Kosovës që nga ora 7 e mëngjesit ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet lokale....

Në Republikën e Kosovës që nga ora 7 e mëngjesit ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet lokale.

Në 899 qendra votimi 1 milion e 890 mijë e 952 persona me të drejt vote kanë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e pushtetit lokal në 38 komuna të Kosovës. Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka bërë të ditur se në ora 07:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit me rregull në gjithë Kosovën.

Qytetarët shpresojnë se fituesit e zgjedhjeve do të mbajnë premtimet e fushatës për përmirësimin e jetës së tyre.

Zgjedhjet e sotme në Kosovë po monitorohen nga 33 mijë e 200 vëzhgues.