Zgjedhjet Lokale 2017, Agolli: Do të sjellim ndryshimin në Dibër
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për komunën e Dibrës, Arben Agolli....

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për komunën e Dibrës, Arben Agolli, ka takuar qytetarën e Dibrës dje , I shoqëruar edhe nga kandidatët e lëvizjes Besa dhe të Koalicionit Aleanca për shqiptarët RDK – Uniteti, në rrethin e parë zgjedhor.
Duhet ta sjellim ndryshimin në Dibër , ndryshimi në Dibër duhet patjetër të vijë tha Agolli
“Njëherë e përgjithmonë duam ti japim mesazh qytetit që ta kuptojëq se sistemi ka rënë. Nga e hëna vjen një frymë e re, një ndryshim I ri një aleancë me besë. Vjen ndryshimi për një dibër më të mirë. U garantojmë qytetarëve se do të frymojnë lirisht. Njëherë e përgjithmonë do të mbarojnë shantazhet, presionet e kërcënimet, ndaj cilit do qoftë prej jush. E kemi nisur marshin atje ku do jemi të hënën, nga oborri I komunës, do ta mbarojmë në lagjen e Vakëfit, që është më e ndjeshme ndaj presioneve dhe kërcënimeve që u bëhet” – tha kandidati për kryetar komune të Dibrës nga Aleanca për Shqiptarët, Arben Agolli.
Agolli thotë se e ardhmja e Dibrës veçmë është vendosur , sepse më 29 tetor në Dibër do të fitojë Aleanca me Besë. Nga të dy partitë u apelojnë qytetarëve që ditën e zgjedhjeve të dalin sa më masovikisht në votime. (Gyltene Sinani, TVM2)
