Zgjedhjet Lokale 2017, LSDM, vizioni për Shtipin dhe Vinicën
LSDM ka vazhduar fushatën për rrethin e sytë të zgjedhjeve locale në Shtip dhe Vinicë.

LSDM ka vazhduar fushatën për rrethin e sytë të zgjedhjeve locale në Shtip dhe Vinicë.
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev banorëve të Shtipit ju drejtua I bindur se në rrethin e dytë do të rrethohet edhe fitorja në këto komuna dhe do të fillojnë ndryshimet edhe për banorët e tyre në Shtip LSDM në rrethin e dytë të zgjedhjeve ka edhe mbështetjen e VMDO-Partisë popullore.
“Programi është i mrekullueshëm, ai përputhem me programin e qeverisë, kështu që pushteti lokal dhe ai qëndror mund të realizojnë të gjthë atë që kanë premuar. Penda ëhstë një ndër prpojektet kryesore, po ashtu gazifikimi në Shtip, pishina, projektet infrastrukturore që janë pjesë kryesore e kandidatit Bllagojçe Boçvarski, meëndoj se përmes tyre do të jellim një ardhmëri të ndritur për të gjithë qytetarët këtu dhe ta bëjmë Shtipin një qytet të bukur sic e meriton” – tha Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Kandidati I LSDM-së për Shtipin Bllagojçe Boçvarski, tha se takimet me qytetarët bëhen që të diskutohet rreth problemeve me të cilatato përballen . Ai ka shpalosur projektet për lagjen Senak, ku u zhvilluan takimet
“Ato janë projekti për efikasitet energjitik, që do të mundëosjnë kursim deri në 70% të energjisë elektrike. Një tjetër projekt I rëndësishëm është ndërtimi I cerdhes për fëmijë në këtë lagje, sipas të gjitha standardeve europiane dhe ëhstë ky një moment I ri ti mbajmë të rinjtë në vendin tonë, që ata të ardhmen ta shohin këtu në Shtip. E dini që një kohë të gjatë në qytetin tonë nuk është ndërtuar asnjë cerdhe e re për fëmijë” – deklaroi Bllagojçe Boçvarski, kandidat për komunën e Shtipit nga rradhët e LSDM-së.
Kandidati për Vinicën Ivica Dimitrov, tha se në këtë komunë ka jetë për të gjithë dhe me drejtim të mirë të komunës, ka punë për të gjithë.
“Ju jap fjalën që do të gjej kohë për seicilin prej jush, për cdo familje dhe institucion , që bashkë ti zgjidhin problemet e qytetarëve të Vinicës. Në komunën tonë ka vend për të gjithë, me drejtim të mirë ka punë për të gjithë edhe për bujqit, edhe për ndërtuesit e tregëtarët, ka mundësi të mëdha për zhvillimin e sektorit privat, për përfshirjen e të gjithë fëmijëve që në moshë të vogël, në sistemin arsimor” – u shpreh kandidati për kryetar komune të Vinicës nga rradhët e LSDM-së, Ivica Dimitrov.
LSDM mbajti takime edhe me banorët e Karbincit. Edhe në këtë komuë premtoi se jeta e dinjitetshme do të vijë, njësoj si në të gjitha komunat e Maqedonisë. (Samet Abdullai, TVM2)
