Zgjedhjet Lokale 2017, Arifi: Mbështetja e popullit, garanci për fitore

22.10.2017 16:25

Kandidatja e BDI-së për komunën e Tetovës Teuta Arifi.....

Kandidatja  e BDI-së për  komunën e Tetovës  Teuta Arifi,  mbrëmë ka pasur takim me banorët e lagjeve më të vjetra  në Tetovës,  lagjes Gam Gam dhe të Sahat Mahallës të cilët I ka falenderuar për mbështetjen e madhe që ia dhanë edhe në rethin e parë të zgjedhjeve lokale.

Arifi është shprehur se koalicionet që kanë bërë partitë opozitare shqiptare, për raundin e dytë,  janë koalicione për të shpëtuar vetveten dhe karierën politike të drejtuesve të tyre.

Sipas saj tetovarët e dhanë verdiktin 15 tetor duke përkrahur edhe një herë programin e BDI-së për komunën e Tetovës.

Potencoi se në rrethin e parë me kundërkandidatët përballën idetë për Tetovën, vetë Arifi u ka spjeguar qytetarëve për vështirësitë e shumta me të cilat ëhstë përballur e që e kanë vështirësuar punën e saj dhe populli e kuptoi dhe  më 15 tetor vendosi se cili ishte opsioni më I mirë duke kaluar kandidaten e BDI-së në rrethin e dytë me gati 5 mijë vota diferencë.

“Ne kemi dalur me oponentët tanë me programet tona ,idetë tona , atë që kemi bërë dhe atë që do e bëjmë në katër vitet e ardhshme. Kryesisht kemi qenë spjegues ju kemi treguar njerëzive në mënyrë shumë të drejtpërdrejt reale problemet që i kemi pasur dhe mënyrën se si kemi menduar ti zgjedhim. Unë i falenderohem qytetarit tim , kudo që ështe në Tetovë , që ka arritur te kuptoj vështërsinë e një kryetari që ka udhëhequr në kohën më të vështir politike,me vështëris të jashtëzakonshme financiare dhe që me integritet dhe seriozitet ka dashur që të kryej punënë e vet . Tetovari qytetari im i Tetovës këtë ka ditur të vlerësoj dhe për mua satifaksion më të madhë me të vërtet nuk ka .Prandaj për mua cështja e fitores në vendimin e qytetarëve është cështje e mbyllur  ,të kalosh raundin e parë dhe diferencën të keshë për 200 vota më pak se 5000 mijë ne çdo vend tjetër ajo quhet jo epërsi por fitore përfundimtare” – tha Teuta Arifi, kandidate për komnunën e Tetovës nga rradhët e BDI-së.

Arifi potencoi se është  e bindur se në këtë mandate të dytë, nëse merrr besimin e tetovarëve më 29 tetor, do të arrihet realizimi i projekteve të programit të BDI-së për ta kthyer tetovën në një qytet si e meritojnë qytetarët e saj. (Visar Sadiku, TVM2)