Zgjedhjet Lokale 2017, VMRO, takime me qytetarët në Gazi Babë
VMRO-DPMNE ka vazhduar sot takimet me qytetarët në Stajkovc.....

VMRO-DPMNE ka vazhduar sot takimet me qytetarët në Stajkovc, Hekurana dhe Autokomand në komunën e Gazi Babës.
Për Stajkovc dhe Autokomand VMRO-DPMNE premton dhjetra projekte për përmirësimin e jetës së qytetarëve, kushte më të mira për sport dhe rekreim, ndërtimin e cerdheve dhe sallave të reja sportive, pajisje të reja shkollore, investime në rrjetin e ujësellësit dhe miratimin e planit urbanistik për këto vende. Lideri i kësaj partie Nikolla Gruevski kërkoi përkrahjen e banorëve për kandidatin e tyre për këtë komunë Toni Trajkovski.
“Për të gjitha këto në nevojitet mbështetje maksimale me 29 tetor. Në duhet mbështetjen tuaj për Toni Trajkovskin për t’i mbaruar projektet e filluara komunale dhe për t’i filluar projekte të reja infrastrukturore që jenë në dobi për të gjithë ju.” – tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Kandidati Trajkovski premtoi se gjatë mandatit të tij të ardhshëm do t’ua kthej banorëve mjetet financiare të dhënë për kyçje në rrjetit fekal si dhe do të vazhdojë me ndërtimin e rrugicave dytësore.
“Një ndër vendimet e para që do të miratohet në këshillin komunal të komunës së Gazi Babës do të jetë që gjatë mandatit tim të ardhshëm katër vjeçar të konpensohen të gjitha banorët e Stajkovcit, Inxhikovës, Ekonomisë, Kiril Petrushevskit dhe të Trubarevës të cilët kanë dhënë mjete financiare për kyçjen në rrjetin fekal” – tha Toni Trajkovski, kandidati i VMRO-DPMNE-së për Gazi Babë.
Trajkovski për komunën e Gazi Babës garon për herë të dytë me program me 471 projekte kapitale. (Rexhep Qamili, TVM2)
