MASH do të kujdeset për zgjidhjen e emërtimit të shkollave
Politikat dhe vendimet që do të ndërmerr Ministria e Arsimit, do të jenë më të përqendruara në ngritjen e cilësisë arsimore në vend, por që do të kenë për qëllim ngritjen e cilësisë arsimore në vend, kështu u shpreh ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi.............

Politikat dhe vendimet që do të ndërmerr Ministria e Arsimit, do të jenë më të përqendruara në ngritjen e cilësisë arsimore në vend, por që do të kenë për qëllim ngritjen e cilësisë arsimore në vend, kështu u shpreh ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi.
Në kuadër të masave të parapara të Ministrisë, Ademi theksoi se edhe në bazë të Ligjit do të shqyrtohet edhe vendimi për marrjen e një epilogu formal, emërtimet e katër shkollave shqipe në komunën e Çairit, të cilat deri më tani ngelën të papërfillura dhe të pazgjidhura juridikisht nga ministrat e mandateve të kaluara.
“Sigurisht që së shpejti do të kemi edhe një takim me Komunën e Çairit. Besoj se do të ketë edhe politika dhe vendime tjera, të cilat do të jenë në disa raste edhe më radikale, por besoj se do të kenë përkrahjen e të gjithë palëve që merren me arsim, me qëllim të arritjes së cilësisë dhe objektivave tona. Çdo vendim në Ministri do të jetë mirë i konsultuar veçanërisht me palët e tanguara dhe në këtë rast do të jenë mirë të konsultuar dhe të kyçur edhe prindërit, pra këshillat mësimore, këshillat e prindërve, këshillat arsimore nëpër shkolla, por edhe Komuna e Çairit, me qëllim që të marrim një vendim përfundimtar, që do të jetë në të mirën edhe të shkollave”, - deklaroi ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi.
Dy vjet më parë, Komuna e Çairit kishte miratuar vendimin për emërtimet e reja të katër shkollave shqipe: “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina”, “Jashar Bej Shkupi” dhe “Imri Elezi”. Por, përdorimi i këtyre emërtimeve me personalitet e shquara shqiptare ishte i papërdorshëm juridikisht, si pasojë e mospërfilljes së Ministrisë së Arsimit për të zgjidhur këtë çështje. (Zejxhane Osmani, TVM2)
