Kumanovë, përkujtohet veprimtari Bajrush Xhemaili

22.10.2017 18:03

Në Kumanovë, në praninë e familjarëve, bashkëveprimtarëve e qytetarëve tjerë....

Në Kumanovë, në praninë e familjarëve,  bashkëveprimtarëve e qytetarëve tjerë, është përkujtuar veprimtari i çështjes kombëtare , Bajrush Xhemaili- Miratoca, i cili ndërroi jetë para katër vitesh.

Edhepse në rini të hershme ai u detyrua të largohet nga atdheu e të shkojë në dhe të huaj për kafshatën e gojës, për të mbajtur familjen, ai asnjë çast nuk e harroi atëdheun e tij , por përkundrazi për të punoi gjatë të jetës së tij “ – tha Saqip Jashari,  bashkëveprimtar.

“Kemi ardhur këtu në Kumanovë për tu bërë bashk me familjen e Bajrush Xhemajlit,  figurës emblematike të LPK, shpirti i të cilit me siguri që prehet i qetë, ngase vetëm baballarët e tij, si këta dy këtu që nderojnë e përkujtonë gjakun e tyre, gjenin e tyre ,mund të prehen të qetë, përjetësisht në atdheun tonë të dashur “ – u shpreh Fatmir Limani nga SHVL-UÇK.

“Bajrush Xhemajli ka qenë i njohur për ne, përshkak të veprimtarisë së vet , se e dimë se një njeri nuk mund të kujtohet se çka ha dhe sa i dobishëm është për familjen e vet. Dobia e tij nis tek miligramët që shkojnë tek atdheu i vet, kombi i vet . Ky njeri është e kësaj prandaj edhe ky 75 vjeçar që vie nga Tirana bëri mirë që erdhi” – deklaroi babai i Komandant Shpendit, Bardhyl Llagami.

“Bajrush Xhemaili, ka traditën vendore. Kjo traditë vendore ka këto fjalë: besa –besë dhe asgjë tjetër, ujë dhe bukë, e bardha e bardhë, e zeza e zezë dhe nuk bëhet e zeza e bardh e as e bardha e zezë, por mbi të gjitha këto ka të kuqe dhe ka shqiponjën që mban zi gjithmonë, sepse nuk e ka të bashkuar kombin, atdheun të shqiptarëve iliro-dardan “ – tha Fazli Veliu nga SHVL UÇK.

Bajrush Xhemaili ishte veprimtar i çështjes kombëtare me shumë bashkëveprimtarë të tjerë në mërgim në radhët e LPK-së. (Nexhat  Aqifi, TVM2)