Zgjedhjet Lokale 2017, Ibrahimi: Kundërkandidatit, fushatën ia bën LSDM-ja
Aktivistët e Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët nga komuna e Çairit....

Aktivistët e Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët nga komuna e Çairit, u përballën në një ndeshje futbolli, një mënyrë simbolike e bashkëpunimit të tyre edhe në sport e jo vetëm në aktivitetet zgjedhore për rrethin e dytë. Zeqiria Ibrahimi kandidati për kryetar në komunën e Çairit nga lëvizja Besa, u shpreh se kjo ndeshje tregon për mbeshtetjen që në të ardhen komuna e Cairit do të japë për aktivitetet sportive.
“Është edhe aktivitet sportiv por njëherë shpreh edhe simbolikën e bashkëpunimit të mirë që ne kemi në këtë fushatë zgjedhore është edhe një shenjë e mirë për afirmimin e sportit në komunën tonë dhe përkushtimin tonë që të kemi sa më shumë aktivitete sportive dhe jetë më të shëndoshë në komunënë e Çairit. I ftuam edhe disa aktivistë të BDI-së që të jenë në rolin e referit, por aktivistët e Aleancës dhe Besëns dyshonin ne gjykimin e tyre dhe në fund nuk pranuam të hyne edhe ata në lojë. Ata nuk dinë më luanë futboll vetëm dinë me bë punë të pahijshme” – tha Zeqirija Ibrahimi, kandidat për kryetar në komunën e Çairit nga rradhët Lëvizjes “BESA”.
I pyetur për ndeshjen politike të 29 tetorit me Visar Ganiun, Ibrahimi tha se kjo përballje nuk bëhet mes tij dhe Visarit por mes besës dhe LSDM-së e cila po bën fushatën për kandidatin e BDI-së .
“Dua të them se ndeshja e 29 tetorit nuk është ndeshje mes Visarit dhe Zeqirijait por ndeshje e pushtetit me të gjitha forcat në Maqedoni, veqanërisht në komunën e Cairit, ju tash më e shihni se fushatën e Visarit nuk e bën BDI por LSDM-ja, ne më së paku jemi në betej me Visarin por jemi në betaj me ata që më së paku e respektojnë vullnetin e shqiptarëve dhe banorëve të komunës së Cairit por duan të inponojnë një kryetarë kukull në komunëne Çairit” – deklaroi Zeqirija Ibrahimi, kandidat për kryetar në komunën e Çairit nga rradhët Lëvizjes “BESA”.
Ibrahimi ka azkuzuar kryeministrin Zaev po keqpërdor në mënyrë brutale pushtetin Qëndror dhe se përpiqet të inponojë vullnetin e tij mbi vullnetin e qytetarëve të komunës së Çairit dhe të të komunave të tjera me shumicë shqiptare, kjo nuk është shenjë e mirë për ardhen e Maqedonisë, përfundoi Ibrahimi. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
