Zgjedhjet Lokale 2017, Kosova voton për pushtetin lokal
Në Republikën e Kosovës po mbahen sod zgjedhjet lokale....

Në Republikën e Kosovës po mbahen sod zgjedhjet lokale. Në 899 qendra votimi 1 milion e 890 mijë e 952 persona me të drejt vote deri në ora 19 kanë mundësi të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e pushtetit lokal në 38 komuna të Kosovës. Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka bërë të ditur se me disa problem të vogla procesi i votimit është zhvilluar mire dhe pa incidente në gjith Kosovën.
Qytetarët shpresojnë se fituesit e zgjedhjeve do të mbajnë premtimet e fushatës për përmirësimin e jetës së tyre.
Përveç qytetarëve votën e tyre e kanë dhënë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeminsitri Ramush Haradinaj dhe lideri i partisë më të madhe opozitare Visar Ymeri.
Për sigurinë e procesit të zgjedhjeve po kujdeset policia e Kosovë e cila gjat ditës në pikën kufitare në Jarinje, ka ndaluar një autobus i cili hynte nga shteti serb, pasi aty kanë hasur në disa mjete të dyshimta, që sipas zëvendëskomandantit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, kishte të bënte me dy granata dore si dhe dy detonerë elektrikë. Granatat janë çaktivizuar nga ekipet e çminimit. (Naim Sinani, TVM2)
