Kosova voton për pushtetin lokal, 43,85% e qytetarëve dolën në votim
Në Kosovë u mbajtën sot zgjedhjet lokale....

Në Kosovë u mbajtën sot zgjedhjet lokale. Nga KQZ kanë bërë të ditur se në këto zgjedhje kanë votuar 43,85% e qytetarëve.
Ndërsa rezultatet e para flasin se pjesa më e madhe e komunave do të shkojnë në rreth të dytë, përfshi edhe Prishtinën ku prin Shpend Ahmeti i Vetvendosjes dhe sipas të gjitha gjasave në rreth të dytë do të jetë me Arban Abrashin e LDK-së.
“Rezultatet e para flasin se pjesa më e madhe e komunave do të shkojnë në rreth të dytë, përfshirë edhe Prishtinën ku prin Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes dhe sipas të gjitha gjasave në rreth të dytë do të jetë me Arban Abrashin e LDK-së. Për sigurinë e procesit zgjedhor u kujdes policia e Kosovës e cila ka njoftuar se në aspektin e sigurisë në përgjithësi procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente, të cilat në një mënyrë apo tjeter do të ndikonin në mbarvajtjen e procesit zgjedhor. Por policia e Kosovë gjat ditës së zgjedhjeve në pikën kufitare në Jarinje, ka ndaluar një autobus i cili hynte nga shteti serb, pasi aty kanë hasur në disa mjete të dyshimta, që sipas Policisë kishte të bënte me dy granata dore si dhe dy detonerë elektrikë” – tha kryetarja e KSHZ-së, Valdete Daka.
