Maqedoni

Shënohet 23 tetori - Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë

23.10.2017 09:35

Në Republikën e Maqedonisë sot shënohet 23 Tetori - Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë...

Me këtë rast, delegacionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë do të vendosin lule para përmendores së Goce Dellçevit në Parkun e Qytetit.
 
Këtë vit nuk do të ndahet çmimi shtetëror "23 tetori" për shkak se komisionit për ndarjen e këtij çmimi i ka përfunduar mandati në shkurt të këtij viti. Ky vendim është marrë në seancë qeveritare.
 
Formimi i VMRO-së nënkupton fillimin e Lëvizjes të organizuar maqedonase revolucionare që përmes Ilindenit në vitin 1903 dhe Republikës së Krushevës, përmes LNÇ-së, rezulton me krijimin e shtetit modern të pavarur të Maqedonisë.