Botë

Basha thirrje BE dhe SHBA: Ndaloni presionin E Ramës ndaj drejtësisë

23.10.2017 10:44

Derisa kryeministri i Shqiperise Edi Rama lëshoi akuza për përdorim politik të prokurorisë së krimeve të rënda lidhur me çështjen “Tahiri”...

Derisa  kryeministri i Shqiperise  Edi Rama lëshoi akuza për përdorim politik të prokurorisë së krimeve të rënda lidhur me çështjen “Tahiri”, kreu i PD Lulzim Basha deklaron se fushata e kërcënimeve dhe sulmeve që Edi Rama, Fatmir Xhafa, Saimir Tahiri dhe shumica në pushtet kanë ndërmarrë prej tre ditësh ndaj prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë është një lojë e rrezikshme për gjunjëzimin e drejtësisë dhe thellimin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Basha u bën thirrje Komisionit të Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe partnerëve të tjerë perëndimore që kontribuan për hartimin dhe miratimin e reformës në drejtësi, të bëjnë presion ndaj kryeministrit dhe shumicës qeverisëse që të ndërpresin menjëherë këtë fushatë kërcënimesh dhe presioni ndaj drejtësisë, e cila ka për qëllim gjunjëzimin e drejtësisë dhe garantimin e pandëshkueshëmrisë së politikanëve të ekspozuar publikisht si të lidhur me krimin.

Sipas Bashës, nëse qeveria do të lejohet të shantazhojë, kërcënojë dhe frikësojë drejtësinë, korrupsioni dhe krimi në Shqipëri do të rritet më tej.

Në përfundim të deklaratës, Basha thotë se Tahiri duhet t’i nënshtrohet ligjit si çdo qytetar tjetër dhe nuk duhet të mbrohet nga imuniteti parlamentar dhe nga mbrojtja politike e shumicës në pushtet.