Botë

Japoni: Kryeministri Abe premtoj se do merrem me kërcënimin e Penianit

23.10.2017 11:00

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka premtuar të “përballojë me vendosmëri” shqetësimin bërthamor të Koresë së Veriut...

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka premtuar të “përballojë me vendosmëri” shqetësimin bërthamor të Koresë së Veriut pasi anketat e dala menjëherë pas votimit sugjerojnë se ai siguroi një fitore të qartë në zgjedhjet e së dielës.
 
Abe kishte thirrur zgjedhje të parakohshme për një mandat më solid për t’u marrë me “krizat” që po përballet Japonia, përfshirë kërcënimin nga Pheniani. Mediat lokale raportojnë se koalicioni qeverisës i Abe ka mbajtur shumicën e dy të tretave të tij në parlament.
 
Kjo i hap rrugën që z. Abe të ndryshojë Kushtetutën pacifiste të pasluftës japoneze. Kryeministri ka kërkuar më parë ekzistencën e forcave të armatosura të vendit për t’u formalizuar, një lëvizje e diskutueshme që ai thotë se është e nevojshme për të forcuar mbrojtjen e Japonisë, por që kritikët thonë se është një hap drejt ri-militarizimit.
 
Duke folur pas sondazheve, Abe tha: “Siç kam premtuar në zgjedhje, detyra ime e afërt është të merret me vendosmëri me Korenë e Veriut …. Për këtë, kërkohet diplomaci e fortë”.