Botë
Përfundoi pa lëndime pengmarrja në Angli
23.10.2017 11:22
Pas 4 orësh terror, policia në Angli ka mundur të arrestojë një person, i cili dyshohet se mbande disa pengje...

Shërbimi i Ambulancës tha se i dyshuari u trajtua në vendngjarje, ndërsa dy burra të tjerë shpëtuan pa u dëmtuar.
Ngjarja ndodhi në një rrugicë në Wari-kshir të Anglisë.
Policia lokale sqaroi se ky incident përfundoi pa lëndime.
Gazeta Metro duke cituar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thotë se personi që mori pengjet mbante në dorë një armë.
Ndërkohë pengmarrja nuk konsiderohet si një sulm terrorist.
