Botë
Rama për çështjen “Tahiri”, uroj që të mos e kem pishmanin e jetës politike
23.10.2017 11:49
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar të PS...

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar të PS për të diskutuar mbi qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Renda lidhur me heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.
Rama uroi që deputetin socialist të mos e ketë pishmanin e jetës së tij politike.
“Për sa kohë pyetja a është i pafajshëm Saimir Tahiri, të mbetet në pritje të përgjigjes, unë dua të shtoj këtu se uroj, e uroj me të gjithë qenien time që të mos e kem pishmanin e jetës time politike, gjithçka i kam dhënë dhe gjithçka kam marrë nga Saimir Tahiri, që në kohën kur ai hyri në Partinë Socialiste, me vite të tëra energjish të shkëmbyera, beteja të bëra së bashku dhe sakrificash të kaluara sëbashku.”
Lidhur me mbështetjen që i ka dhënë Saimir Tahirit në vite, Rama tha se “e kam bërë pa dyshuar kurrë në integritetin e tij, për qëllimin e madh që kishim bashkërisht në betejën e një fronti të vështirë, për pasionin që un kam për të ndryshuar Shqipërinë dhe policinë e shtetit. E kam bërë me mish e me shpirt, pa shkëmbyer kurrë asnjë favor tjetër. A jam pishman sot? Jo. Në asnjë mënyrë nuk jam dhe skam si të jem pishman.”
