Maqedoni

Osmani: Zgjedhjet, kurorë e planit qeveritar 3-6-9

23.10.2017 14:53

Zëvendëskryeministri Osmani , në takimin në Paris me homologen e tij, Natali Loazo....

Zëvendëskryeministri  Osmani , në takimin në Paris me homologen e tij, Natali Loazo, ka theksuar se implementimi i pjesës së parë të Planit – pjesa 3 është në fund, - dhe më shumë se 80% e masave tani më janë realizuar, për 20% tjetër ende punohet.
 
Ai shtoi se zgjedhjet kredibile lokale paraqesin kurorë të pjesës së tretë nga Plani 3-6-9. “Duke pasur parasysh vlerësimet e OSBE/ODHIR, që u konfirmuan edhe nga Delegacioni i BE-së në Shkup, kishim kushte të drejta garuese e ditë të qetë zgjedhore, gjë që presim të realizohen edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve”,- tha Osmani.
 
Ai theksoi se po punohet edhe për mënjanimin e pengesave në rrugën e integrimeve europiane, përmendi  Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, propozim-ligjin e ri për gjuhët dhe masat për ndërtimin e besimit me Greqinë.
 
Osmani përsëriti ambiciet e Qeverisë, që në Samitin e dhjetorit të hiqet rekomandimi i kushtëzuar, të merret raport pozitiv dhe rekomandim të pastër nga ana e komisionit në prill dhe vitin e ardhshëm, edhe datë për fillimin e negociatave. Për këtë proces, Osmani kërkoi edhe mbështetje konkrete nga Franca. 
 
ERSAN PAJAZITI