Aksident në magjistralen Prilep-Manastir, komunikacioni i riorientuar nëpër rrugën e vjetër

23.10.2017 14:54

Komunikacioni në rrugën magjistrale Prilep-Manastir....

Komunikacioni në rrugën magjistrale Prilep-Manastir pranë fshatit Topollçan prej orës 11:30 riorientohet nëpër rrugën e vjetër, për shkak të një aksidenti të ndodhur rrugor, informon LAMM.

Në aksin Manastir-Prilep, megjithatë, komunikacioni zhvillohet në një korsi. Hollësitë për aksidentin nuk janë kumtuar.