Zgjedhjet lokale 2017, Sela takime me banorët e Livadhisë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela....

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, bën thirrje që të dielën në Dollnen të votohet kandidati i BDI-së, që Dollnenin ta drejtojnë shqiptarët. Por, thotë se BDI nuk vepron me të njëjtën ndërgjegje kombëtare, duke nxjerrë kundërkandidat ndaj tij në Strugë.
“I shihni reklamat në televizion “kryetari i parlamentit shqiptar, u tha, u bë”. Po u tha edhe në 2014, edhe në 2011, por u tha edhe nuk u bë. Në 2016 nga ana jonë u tha dhe ishim aty ta bëjmë kryeparlamentarin shqiptar, unë kam qenë deputeti i 61 dhe jo Ali Ahmeti. Gjuha shqipe zyrtare në të gjithë organet e pushtetit qendror dhe lokal u tha por nuk u bë. Po është thënë nga 2001 deri sot, u tha nga ne dhe tani është realitet”, – deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Sela ka kërkuar mbështetje nga banorët e Livadhisë për kandidaturën e tij më 29 tetor në rrethin e dytë zgjedhor. (Nermine Mulaki-Fejzullahu, TVM2)
